Vazhdojnë
përleshjet mes protestuesve dhe policisë në Egjipt. Këtë herë objektivi
i manifestuesve ka qenë selia e Partisë Demokratike egjiptiane, partia
në pushtet e udhëhequr nga presidenti Hosni Mubarak.
Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome për të ndaluar
masat të hynin në godinën e partisë, ndërkohë që raportohet një civil
dhe një agjent policie i vdekur e dhjetra të plagosur.
Në total, që nga shpërthimi i protestave në qytetet kryesore
egjiptiane kanë gjetur vdekjen 7 persona ndërkohë që autoritetet
njoftojnë arrestimin e mbi 700 protestuesve. /tch/
Publikimet e fundit në Lajme