Luftimet mes ushtrisë së Nigerisë dhe grupit të armatosur Boko Haram kanë lënë të paktën 185 të vdekur në një zonë peshkimi në verilindje të vendit.
Luftimet në rajonin Baga filluan të premten dhe zgjatën për ditë të tëra, njofton agjencia e lajmeve Associated Press.
Sulmi shënon një përshkallëzim të konsiderueshëm të një kryengritjeje të gjatë, ku Boko Haram ka montuar një sulm të koordinuar mbi ushtarët duke përdorur armatim ushtarak.
Boko Haram, që në gjuhën Hausa të pjesës veriore të Nigerisëdo do të thotë "Kultura perëndimore është e ndaluar", ka thënë se dëshiron që anëtarët e saj të burgosur të lirohen dhe Nigeria të miratoj ligjin islamik.
Autoritetet kishin gjetur dhe varrosur të paktën 185 trupa të dielën pasdite. Zyrtarët nuk mund të ofrojnë një zbërthim të viktimave civile kundrejt atyre të ushtarëve dhe luftëtarëve të Boko Haram.
Shumë prej trupave ishin djegur në zjarret që shkatërruan pjesë të tëra të qytetit.
/mesazhi/