Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Libi, 17 viktima nga perleshjet me forcat e Haftar | |
- Bengazi, Libi Shtatëmbëdhjetë vetë u vranë dhe 27 të tjerë janë plagosur sot pas luftimeve ndërmjet forcave besnike të Khalifa Haftar dhe milicive të grupit Ansar al - Sheriat. Trupat e nëntë viktimave janë sjellë në spitalin Al- Galaa, njoftoi zëdhënësi i spitalit Fadia al - Barghathi. Anadolu Agency (AA) njofton se spitali kishte pranuar edhe 15 persona të plagosur në përleshje, duke vënë në dukje se viktimat përfshinin civilë që ndodheshin në gjendje të rëndë. Një burim i sigurisë njoftoi se përleshjet kishin shpërthyen kur militantët e Ansar al Sheriatit, të mbështetur nga grupet revolucionare aleate, sulmuan kampin e Batalionit të 21-të të ushtrisë libiane, batalion i cili kishte premtuar besnikëri ndaj Haftar. Ai tha se sulmi kishte shkaktuar "përgjigje ajrore" nga forcat e pro - Haftarit. As zyrtarët libianë e as zëdhënësit e Ansar al –Al Sheriat nuk komentuan lidhur me rastin. I hartuar nga ish- revolucionarët që rrëzuan diktatorin Muamar Gadafi, Ansar al - Sheriati bën thirrje për zbatimin e ligjit islam në Libi. Muajin e kaluar, Haftar u shpalli luftë milicive të armatosura libiane në Bengazi. Haftar thotë se fushata e tij, e quajtur "Operacioni Dinjiteti", ka për qëllim për të spastruar" Libinë e "ekstremistëve". Qeveria e Libisë, megjithatë, e ka quajtur këtë veprim një grusht shteti kundër legjitimitetit kushtetues. /mesazhi/:
| |
|