Fëmijëria e Muhammedit s.a.v.s
Të gjithë fëmijët jetimë mundohen me e gjet fuqinë tek fëmijëria e Muhammedit s.a.v.s
Lindja e pejgamberit s.a.s ishte e veçantë ashtu siç do të jetë e tërë jeta e këtij fëmiu te bekuar. Pejgamberi s.a.s ishte jetim sepse ashtu duhej të ishte, kjo ishte e paralajmëruar dhe ishte Urtësi e Allahut s.t. Jetimit vështërsit nuk i ndalen lehtë, ai ka vështërësi të mëdha. Muhammedi s.a.s ishte me fëmijërin po thuajëse më të vështirën që mund të ketë një fëmijë. Në jetën e tij s.a.s të gjithë të rinjtë dhe fëmijtë që kanë vështërësi munden të gjejnë ngushëllimin, të gjithë jetimët te fëmijëria e Muhammedit s.a.s munden me gjet fuqinë, të gjithë të varfërit munden me gjet ëmbëlsinë dhe aksionin për të ndryshuar gjendjen, të gjithë politikanët duke parë urtësin e tij, të gjithë mësimdhënësit duke gjetë butësin e tij, të gjithë diplomatët duke parë largëpamësin në zgjidhjen e problemeve, të gjithë durimtarët duke marrë shembull durimin e tij, të gjithë lutësit e Allahut duke parë përkushtimin e tij qysh në fëmijëri, atë mund ta marrin shembull të gjithë që nga fëmijëria e deri në vdekje sepse ai ishte shembulli i përkryer dhe modeli i përsosur.
Pejgamberi s.a.s te kujdestarja Halimeja
Nga tradita e arabëve ishte që fëmijët e qytetit ti shpiejnë në fshatra për arsye shëndetësore si dhe për të mos kontaktuar me të huaj dhe të pësoj gjuha e tyre deformime.
Ibni Is'haku shkruan: Halimja tregon se një ditë me burrin, djalin e vogël dhe me të gjitha gratë e fisit Sa'ad b. Bekër shkuam në Mekke për të marr fëmijë për gjiri që të paguheshim për këtë. Kjo ka ndodhur një vit, kur nuk kemi pasur ushqim. Jemi nisur me një deve e cila, për Zotin nuk jepte asnjë pikë qumësht. Asnjë nga udhëtarët nuk ka pas mundësi të flej nga të qarët e fëmijës sim i cili nuk kishte mundësi të ngopej nga gjoksi im. I luteshim Zotit të na nxirrte nga kjo situatë e vështirë. Pastaj arritëm në Mekke. Aty ishim të interesuara që të marrim fëmijë dhe të gjitha gratë që iu afroheshin Muhamedit s.a.s. pasi e merrnin vesh se ishte jetim largoheshin. Sepse ai ishte jetim pa babë dhe ne natyrisht se shpresonim që të na paguante babai i fëmiut. Çdo njëra thoshte se çfarë mund të paguaj një nënë dhe një gjysh? Andaj nuk dëshironim ta merrnin asnjëra jetimin. Megjithatë të gjitha gratë gjeten nga një foshnje dhe e morren, vetëm unë mbeta pa marr. Posa u bëm gati që të nisemi i thash burrit tim: pasha Zotin do të ndihem e poshtëruar nëse të gjitha shoqet marrin foshnje e vetëm unë jo, Uallahi shkova që ta marr atë jetim. Burri ma ktheu: Shko merre e mos u bëjë merak, gjithsesi vepro kështu, ndoshta Allahu me të do të jap bereqet. Pastaj Halimja vazhdon dhe thotë: Shkova e morra atë jetim vetëm pse nuk gjeta fëmijë tjetër për të marr. Ai pranoi gjinjtë e mi deri sa u ngi, pastaj u ngi edhe djali im. Fjeti Muhamedi s.a.s e pastaj fjeti edhe djali im. Djali im nuk kishte fjet kurr natën e kaluar ndërkaq sonte kishte mundësi të ngopej dhe fjeti qetë. Pastaj burri im shkoj te deveja, kur e pa atë i ishin fryrë gjinjtë. Pastaj e moli dhe pimë deri sa u ngopëm. Atë natën fjetëm mirë. Kur u zgjuam burri më tha: Oj Halime, dije se për Zotin ke marrë një fëmijë të bereqetshëm e me fat. Unë u përgjigja: edhe unë shpresoj dhe kam dëshir të jetë ashtu. Unë me fëmijët i hipa deves. Deveja ishte shumë e shpejtë dhe e fuqishme, gjë që nuk ishte më heret ashtu. Duke parë këtë ndryshim edhe shoqet më pyesnin: Oj e bija e Vehbit, çka të ndodhi? Pritna pakëz neve, a është e njëjta deve ajo me të cilin udhëtuam dje? Unë përgjigjesha: po për Zotin, ajo vetë është.
Pastaj mbërritëm në fashtin tonë. Ajo tokë ka qenë tokë e shkretë dhe e pa bereqet. Delet kurr njëher nuk ngopeshin. Por ku erdhi fëmiu Muhammed s.a.s ato u kthyen në kullota të berqetshme. Delet ngopeshin dhe ktheheshin me plotë qumësht, pataj edhe ne udhqeheshim si kurr më parë. Familjet e tjera filluan ti shihnin bereqetet e tokës sonë, prandaj ju thoshin barinjëve o ju të mjerë ushqeni delet atje ku ushqehen ato të Halimes. Por prapë se prapë tonat ktheheshin të ngopura e të tyret jo. Filluam ta ndjejmë bereqetin që e kishte dërguar Zoti me këtë fëmijë.
Kur i bëri Muhammedi s.a.s dy vjet u bë i fortë dhe morri fuqinë nga ajri i pastër i natyrës që kishte krijuar i madhëruari Allah, Halimja e ktheu në qytet, me shpresë se e ëma e Muhammedit s.a.s do t'ia lejoj ta mbajë ende. Dhe ashtu ndodhi, Emineja e nderuar, nëna e pejgamberit s.a.s ia lejoj Halimes që ta merr prapë në fshat.
Pejgamberi s.a.s u rrit larg nënës së tij, si foshnje dhe fëmijë. Qëllimi ishte edukimi dhe fuqizimi fizik i tij. Të mendonjë një moment rreth kësaj dhe të shohim se sa prindër sot i kushtojnë kujdes edukimit të fëmiut të tyre. Më e rëndësishme për shumë prindër është të qëndruarit më fëmijë dhe zbavitja me ta se sa dërgimi i tyre në institucione edukative e arsimore. Po ashtu edhe të rinjtë idealista duhet të kuptojnë qartë se fuqizimi i tyre shpirtëror nuk bëhet duke qëndruar në shtretërit e foshnjëris. Edukimi shpirtëror bëhet duke ndjek mexhliset e diturisë dhe edukimit, duke udhëtuar aq sa ka mundësi brenda dhe jashtë vendi, duke studiuar dhe duke parë botën nga shumë kënde, përfshirë qytetërimin dhe shkencën, zhvillimin dhe prapambeturin, qytetin dhe fshatin, zotërin dhe bujkun e kështu me radhë… mesazhi ynë u drejtohet të gjithëve prandaj kontakti dhe njohja e të gjitha kategorive të njerëzve është e domosdoshme si dhe kalimi nëpër këto situata të bënë më të pjekur dhe më të përgatitur për vazhdimin e misionit të thirrjes.
Muhammedi s.a.s qëndroi te Halimeja deri në moshën katër ose pesë vjeqare. Muslimi transmeton nga Enesi r.a. se pejgamberit s.a.s i erdhi Xhibrili deri sa ai i bekuar ishte duke lozur me fëmijë të fshatit të fisit Benu Sad. Xhibrili e merr e shtrin për toke pejgamberin s.a.s, ia hap krahrorin gjerë te zemra, ia nxjerr zemrën jashtë dhe nga zemra nxjerr një koagulim ( mpiksje) dhe thotë: Me këtë shejtani ka mundur të bëjë dëm. Pastaj ia pastruan zemrën në një legen të artë, në të cilin kishte ujë të zem-zemit, pastaj e qepë dhe përsëri e vë në vendin e vet. Fëmijtë e tjerë vajtën te kujdestarja e tij duke bërtitur dhe dukë thënë se: Muhamedi s.a.s është i mbytur" Kur e panë përsëri, fytyra e tij kishte ngjyrë tjetër. ( Sahihu Muslim, Kaptina El-Isra I/92)
Po ashtu Allahu s.t thotë: A nuk ta hapëm Ne gjoksin tëndë? Dhe Ne hoqëm prej teje barrën tënde, e cila të shtypte shpinën tënde, Dhe Ne ta ngritëm lartë famën tënde. ( El- Inshirah 1,2,3,4.)
Pas kësaj Halimeja frikohet dhe e kthen te e ëma. Muhamedi s.a.s të miren nuk e ka harruar kurr, ai njerëzit i shpaguante për të mirat qoftë edhe me dua te Allahu s.t, prandaj edhe Halimen nuk e harroi as kur u bë njeriu më i fuqishëm në tërë rruzullin tokësor, dhe filloj çlirimet që do të ndryshonin rrjedhen e historisë njerëzore. Ai s.a.s qëndroi ulur më një grua-plak me respketin më të madh dhe bisedonte me të. Kur e pyetën shokët se kush ishte ajo, ai iu tha se ajo është Halimeja.
Vdekja e nënës së Muhammedit s.a.s
Pasi Muhammedi s.a.s mbushi 6 vjet nëna e tij e pa të arsyeshme të vizitoj varrin e burrit të saj Abdullahut, babait të Muhammedit s.a.s. Në këtë udhëtim niset Muhammedi s.a.s, nëna Emineja, Ummu Ejmene ( shërbëtore ) dhe gjyshi Abdul Mutalibi. Rruga ishte diku 500 klm si dhe udhëtimi u morri një muaj kohë për të shkuar. Duke u kthyer Emineja lodhet shumë, dhe sëmuret për vdekje. Gjatë këtij udhëtimi në vendin e quajtur Ebva, midis Mekkës e Medinës vdes nëna e më të Dashurit tonë Muhammed s.a.s ( Nektari I Vulosur I Xhenetit, fq. 69, Prishtinë 2002).
Pejgamberi s.a.s. lindi jetim pa baba, tash mbeti edhe pa nënë, një vogëlush ( burr i madh ) mbeti pa të dy prindërit, jetim. Ky ishte Muhammedit s.a.s që vështërësit i filluan në fëmijëri, por Allahu atë po e përgatiste për misionin që do të ndryshojë njerëzimin përgjithmonë. Ai na ndryshoi edhe zemrat tona, sepse jemi besimtarë në Allahun dhe e pasojm pejgamberin s.a.s.
Vdekja e gjyshit AbdulaMutalibit
Abdul Mutalibi gjyshi i pejgamberit s.a.s ishte njeriu më i respektuar në Mekkë, e merr në përgjegjësi ruajtjen e Muhamedit s.a.s. Ai të gjitha ndjenjat e dashurisë ia dedikoj Muhammedit s.a.s madje e ulte në shilten e tij që e kishte nën hijen e Ka'bes që askush nga të tjerët nuk ulej në atë vend. Ai thoshte se Muhammedi s.a.s " gëzon vend të posaqëm tek unë. E donte e përkdhelte dhe e mbronte deri sa i erdhi momenti edhe gjyshit të tij për të udhëtuar te Allahu s.t.
Muhammedi s.a.s ishte në moshën tetë vjeqare kur mbeti edhe pa kujdesin e gjyshit të tij Abdul Mutalibit, i cili ia lë amanet kujdesin ndaj Muhammedit s.a.s Ebu Talibit xhaxhait të Muhammedit s.a.s. i cili iu gjend Muhammedit s.a.s në vështërësit më të mëdha dhe tregoj kujdes të madh për të.
Edhe dy nga mrekullitë e fëmijërisë së Muhammedit s.a.s
Muhammedi s.a.s gjatë fëmijëris kishte disa mrekulli. Një ndër ato mrekulli ishte hapja e gjoksit si dhe lutja e tij për rënien e shiut dhe përshëndetja dhe sexhdeja që i bënin gurët dhe drurët. Ibni Asakiri transmeton se Xhelhemeh b. Arfeteh thotë: Një ditë hyra në Mekkë dhe e kishte thatësirë të madhe. Shkova te Ebu Talibi dhe i thash lute Zotin për shi, se fëmijët po vuajnë nga thatësira dhe etja. Ebu talibi e morri Muhammedin s.a.s me vete dhe doli te Qabeja posa doli retë filluan të tubohen dhe të zihet dielli. Muhamedi s.a.s shihte lartë në qiell, Ebu talibi e morri e mbështeti për Qabe dhe bënte me gisht nga ai, përderia Muhammedi s.a.s shihte lartë, retë u tubuan dhe filloj të binte shi i bereqetshëm dhe ujiti tërë atë që kishte nevoj duke plotësura nevojat e banorëve të Mekkës.
Po ashtu prifti Behira kur e pa pejgamberin s.a.s e njohu si pejgamber dhe theksoj këto mrekulli: : Kur vështronit nga Akabeja nuk pati asnjë gur, as bimë, as lisë pa i bërë
, kurse ato nuk i bëjnë
askujt, vetëm se pejgamberit. Unë e njoh nga vula e pejgamberisë, sipas nishanit mbi kërcen e epërme të shpatullës në formë të mollës.
Muhammedi s.a.s qysh në fëmijëri tregonte interesim për paqen dhe humanizimin
Kur Muhammedi s.a.s ishte 15 vjet u zhvillua një luftë e njohur si " El-Fexhar" mes fiseve Kurejsh dhe Kinan. Sipas transmetimeve të regjistruara nga Ibni Hisham në librin Es-siretu-n-Nebeuijje ( Jetëshkrimi i pejgamberit s.a.s ) thotë që Muhammedi s.a.s në këtë luftë nuk ka luftuar por u ka ndihumar xhahxhallarëve të tij në logjistikë. Megjithatë kjo luftë përfundon me një marrëveshje e lidhur në shtëpinë e Abdullah b. Xhedanit. Marrëveshja kishte qëllim që në Mekkë askush nuk guxon të jetë i terrorizuar apo i nënshtruar, qoftë ai musafir apo mekas, madje ata duhet të jenë në anën e njëri tjetërit deri sa të ndalet zullumqari.
Muhammedi s.a.s pas pejgamberis thotë: Kam qenë prezent në shtëpinë e Abdullah b. Xhedanit kur u lidh marrëveshja e cila më pëlqeu, e po që se në Islam do të ftohesha për një gjë të tillë do të përgjigjesha me dëshirë. ( Ibni Hisham Es-Siretun-Nebeuije)
Këto ishin disa nga rethanat që lanë gjurmë nga fëmijëria e Muhammedit s.a.s. ne kemi detyrë dhe obligim këtë histori të pjegamberit tonë ta ruajmë dhe ta mësojmë , pastaj tua përcjellim të tjerëve dhe gjenerata të tëra ta sendërtojmë sunetin e tij në jetën individuale dhe shoqërore.