Në qendër të Kajros, në sheshin Tahrir, sot janë zhvilluar përleshje
të dhunshme ndërmjet protestuesve pro-qeveritarë dhe demonstruesve që ka
disa ditë që po kërkojnë largimin e presidentit Husni Mubarak. Ka të
ngjarë, nëse kjo nuk ndalohet, që situata të kalojë në një luftë
qytetare. Përleshjet kanë vazhduar gjatë gjithë ditës, ku mendohet të
ketë më mijëra të plagosur dhe disa të vrarë. Ushtria po tenton t’i
shpërndaj demonstruesit. Edhe përkundër së hyrjes së orës policore,
demonstruesit vazhdojnë të mos e përfillin atë. Përleshjet vazhdojnë…
Çfarë do të ndodh, vetëm një Zot e di! (Breziiri)