Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Gjenocidi armen Polemika të ashpra mes Parisit dhe Ankarasë Sat 8 Oct 2011 - 23:07 | |
| Një sërë reagimesh nga zyrtarë të lartë turq, ndaj deklaratës së presidentit francez Nikola Sarkozi lidhur me masakrën ndaj armenëve. Reagimi i radhës ishte ai i ministrit të jashtëm turk, Ahmed Davutoglu, i cili u shpreh:”Këta që flasin në këtë mënyrë, duhet të shohin veten në pasqyrë.” Gjë e cila nënkuptonte se Sarkozi duhej të mbyllë gojën për çështje të tilla, aq më tepër që Franca e ka faqen e nxirë për shkak të masakrave në Algjeri. Davutoglu u shpreh i indinjuar nga deklarata e Sarkozit të cilën e konsideroi përshkallëzim të tensionimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Nga ana e tij, ministri turk për Bashkimin Evropian, Egemen Baësh u shpreh i pakënaqur nga këto deklarata dhe vuri theksin se nuk janë asgjë më shumë sesa fillimi i fushatës zgjedhore të Sarkozit për zgjedhjet presidenciale. Mes të tjerash ai tha:”Sarkozi duhet të bëjë çmos që të nxjerrë vendin e tij nga kriza ekonomike, në vend që të rreket për të luajtur rol historik në çështjen armene.” Gjatë një vizite të tij në Armeni, presidenti francez është shprehur se Turqia do të ndihet krenare nëse do e rishikojë historinë e saj, ashtu siç kanë vepruar shtete të fuqishme si Gjermania dhe Franca, duke shtuar se mohimi i historisë është i papranueshëm. Ndër të tjera ai tha:”Nëse Turqia nuk merr iniciativën për të njohur gjenocidin ndaj armenëve, Franca do të shqyrtojë mundësinë e miratimit të një ligji që dënon mohimin e krimeve.” (A.O) | |
|