Një superhero musliman i ngjashëm me Batmanin po ngjall
polemika të mëdha në Francë, ku shumë radikalë të djathtë kanë ngritur
zërin dhe e kanë quajtur filmin vizatimor si një turp.Personazhi i kartonit është një francezo-algjerian, i quajtur Bilal
Asselah. I aftë të shndërrohet në një lakuriq nate, Bilali është i
vendosur të luftojë të keqen.
Në një prej serive, policia franceze vret mikun e tij më të mirë
gjatë protestave dhe Batmani i rrallë në llojin e vet, pasi u këshillua
me nënën që është një muslimane e devotshme, vendosi që të mos hakmerrej
për vdekjen e tij.
Në një forum ku komentohen filmat e fundit, mund të lexohej: “Duket
se për të luajtur Batman-in nuk është gjetur asnjë francez i vërtetë. Në
një kohë kur të rinjtë muslimanë terrorizojnë Francën dhe të gjithë
botën, shikuesit e filmit do të mbeten të shtangur dhe të hutuar për atë
që po ndodh me të vërtetë në botë”.
Forumin amerikan e kundështoi ashpërisht televizioni francez “France
24”. “Pavarësisht asaj që mund të mendojnë njerëz sipërfaqësorë, një i
ri algjerian i lindur në Francë është po aq francez sa edhe ai që këta
njerëz e konsiderojnë si imazhi tipik i francezit. Komente të tilla
raciste nuk mund të pranohen në një shoqëri të qytetëruar”.
Prodhuesi i filmit vizatimor duket se ka kërkuar të tërheqë një
audiencë të madhe muslimane, jo vetëm në vendet perëndimore, por edhe në
ato arabe. Sipas prodhuesit, kurioziteti do të shtyjë edhe shumë
jomuslimanë që të shikojnë seritë.
(TCH)