Në
shumë vende arabe, zyrtarë të lartë, kanë lidhje të afërta me agjencinë
sekrete të CIA-s, ka thënë Julian Assange në një intervistë për
televizion e njohur nga Katari, Al Xhezira.
Ahmed Mansour, është gazetar i Al Xhezirës i cili e
ka intervistuar Julian Assangen. Ai ka pranuar se Assange, gjatë
intervistës, i ka treguar dokumente të besueshme në të cilat tregohen
informacione të vërteta në lidhje me liderët arabë – agjentë të CIA-s
amerikanë. Këta liderë kanë spiunuar te Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Shumë prej tyre, në mënyrë vullnetare, e vizitojnë ambasadën
amerikane në vendet e tyre, ku tentojnë të vendosin lidhje me agjencitë
sekrete amerikanë”, është shprehur Asange.
(Breziiri)