Në qëndrimin e parë të politikës së re që e nxjerr kryesia e Egjiptit, Sejf Abdul Fetah këshilltar i kryetarit të Egjiptit Muhamed Mursi dje të shtunën bënë të ditur se Egjipti është i gatshëm të merr pjesë në ndërhyrjen ushtarake në Siri.
Në qëndrimin e parë të politikës së re që e nxjerr kryesia e Egjiptit, Sejf Abdul Fetah këshilltar i kryetarit të Egjiptit Muhamed Mursi dje të shtunën bënë të ditur se Egjipti është i gatshëm të merr pjesë në ndërhyrjen ushtarake në Siri nga vendet arabe për të ndërprerë krizën në vend dhe në të njëjtën kohë refuzon ndërhyrjen e forcave të huaja në Siri.
Abdul Fetahu sipas publikimeve të lajmeve Anadoll të Turqisë thotë që: Egjipti ka analizuar propozimin e shtetit të Katarit rreth ndërhyrjes në Siri dhe lidhjet me Dovhan dhe Ankaran do të vazhdojnë lidhur me propozimin e Katarit.
Këshilltari i Mursit bënë të ditur se `` Kajro ka nxitur Turqinë në zbatimin e propozimit të Katarit në ndërhyrjen ushtarake arabe në Siri`` duke shtuar se kjo ``do të shqyrtohet gjatë takimit të ardhshëm të Mursit me kryeministrin Turk Rexhep Tajib Erdogan``.
Abdul Fetahu thotë se ``Ne jemi të gatshëm rreth bisedimeve për ndërhyrjen ushtarake në Siri mirëpo gjithashtu jemi të vendosur që të mos lejojmë ndërhyrje ushtarake të huaja``.
Më parë në Kombet e bashkuar Emiri i Katarit Hamid bin Halife kishte bërë thirrje për ndërhyrje ushtarake nga vendet arabe në Siri duke deklaruar se`` Më mirë është për vendet arabe të ndërhyjnë menjëherë në Siri duke u nisur nga obligimi njerëzor, human,politik e ushtarak që e kanë, pas dështimit të takimit të këshillit të sigurimit në zgjidhjen e problemit me Sirinë.
Më parë kryetari Mursi kishte kërkuar nga Beshar Asadi të largohet nga fronti qeveritar mirëpo qëndrimi i tij ishte refuzues.
Gjatë debateve të katërshes arabe të zgjidhjes së krizës në Siri thotë Abdul Fetahu se`` fjalët e thëna më parë kanë humbur peshën e saj por po vazhdon me këtë ritëm të gjatë debatesh dhe mbyllja e takimeve të katërshes arabe nuk është dështimi i saj por ajo do të vazhdoj derisa të arrijë një vendim më të qartë të vendeve (Arabisë Saudite, Turqisë, Egjiptit dhe Iranit)./mesazhi/Sh.Hulaj