Forcat siriane kanë ndërmarrë operacione të reja ushtarake vetëm pak orë pasi qeveria tha se kishte filluar tërheqjen e trupave nga disa qytete, në përputhje me planin ndërkombëtar për armepushim.
Aktivistët thanë sot se tanket dhe artileria po godisnin disa qytete e fshatra. Ata thanë se operacionet po zhvilloheshin nga kufiri me Turqinë në veri-lindje të vendit deri në Daraa në jug të Sirisë.
Disa lagje të qytetit Homs, një bazë e kryengritjes kundër regjimit të Presidentit Assad, ishin objekt sulmi./voa/