Situata në Libi vazhdon të mbete kritike, ndërsa Shtetet Perëndimore kanë reaguar ashpër ndaj sulmeve të forcave policore kundër protestuesve. SHBA-të, BE-ja dhe Australia kanë propozuar një ndërhyrje ushtarake të vendeve perëndimore në Libi. Mirëpo, Liga Arabe dhe Organizata e Konferencës Islamike janë shprehur kundër një nisme të këtillë.
Ahmed Bin Heli, funksionarë i Ligës Arabe i deklaroiAP-së se liga është duke përgatitur një projekt-rezolutë me të cilën do
të kundërshtojnë ndërhyrjen e ushtarake të vendeve perëndimore në Libi
Edhe sekretari i OKI Ekmeludin Ihsanoglu, deklaroi se institucioni që ai drejton do të kundërshtoj një ndërhyrje ushtarake në Libi. Ai tha s kriza atje duhet të zgjidhet me mjete paqësore.
Sekretarja e shtetit amerikan tha se forcat e armatosura janë të gatshme të mbështesin ndërhyrjen humanitare në Libi.