Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Pranvera arabe Kryengritësit premtojnë shtet ligjor në Libi Sun 4 Sep 2011 - 14:16 | |
| Liderët e rinj të Libisë i kanë siguruar ata botërorë se do të ndërtojnë një shoqëri me tolerancë dhe respekt për rregullat dhe ligjin.
Duke folur në takimin e Parisit, kreu i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, Mustafa Abdel Xhalil ka premtuar një kushtetutë të re dhe zgjedhje brenda 18 muajsh.
Presidenti francez, Nicolas Sarkozy, i cili organizoi konferencën, ka theksuar nevojën për bashkërendim dhe zemërbutësi.
Ai ka thënë se sulmet ajrore do të vazhdojnë për aq kohë sa koloneli Muamar Gadafi të përbëjë rrezik për vendin. Sarkozy ka deklaruar gjithashtu se 63 vendet që kanë marrë pjesë në takim janë të gatshme t’i kthejnë asetet e ngrira të popullit libian. | |
|