“Pranvera arabe” përfshin edhe Izraelin. Qindra-mijëra persona
zbritën në rrugët e Tel Avivit dhe qyteteve të tjera dy javë më parë
izraelite për të protestuar kundër gjendjes së rënduar ekonomike dhe
cmimeve gjithnjë e në rritje.
Protestuesit madje e krahasonin kryeministrin e tyre, Benjamin
Netanyahu me diktatorët e vendeve arabe. Ata mbanin në duar pankarta ku
vihej barazia mes Mubarakut, Assadit dhe Netanjahut.
Protestuesit thonë se cmimet dhe papunësia tashmë janë të papërballueshme dhe kërkojnë reforma të menjëherëshme.
Pikërisht për reforma njoftoi ditën e sotme vetë kryeministri
Netanjahu. Madje ai tha se brenda këtij muaji do të ngrihet një komision
ndërministrial dhe ekspertësh të cilët pasi të dëgjojnë grupet e
interesuara, përfshirë sindikatat dhe industrialistët, duhet t’i
paraqesë qeverisë pakon e reformave që do të miratohet menjëherë./TCH/