Gazeta Nju Jork Tajms ka publikuar të hënën artikullin me temë "vjeshta arabe" ku gjatë fjalëve thotë se pranvera arabe është shëndrruar në vjeshtë arabe për shkak të dhunës në ambasadat amerikane që shkaktoi filmi kundër islamit si "hakmarrje e myslimanëve".
Ajo shton që ky film pasoi me mbytjen e ambasadorit amerikan në Libi nga protestat ë dhunshme dhe vazhdoi me protesta në vendet tjera si në Kajro, Hartum, Tunis, Sana`a. Pastaj sulmet e talibanëve në kampin boston në afganistan që konsiderohet qendra kryesore e forcave britanike në Afganistan ku mori jetën e dy ushtarëve britanik.
Ajo vazhdon duke sqaruar se vrasjet e vazhdueshme në Siri është bërë si peng i angazhimit dhe zgjidhjes së këtij konflikti nga shtetet perëndimore duke i shtruar pyetjen, "deri kur do të mund të ndërhyjnë këto shtete në çështjet e brendshme të Sirisë? Pasi që ato janë të shqetësuara nga vendet të cilat në krye të tyre qëndrojnë diktatorët!"
Ajo më pastaj thotë se pranvera arabe ka qanë shumë ë nevojshme por jo e mjaftueshme për të arritur demokracia në vend./mesazhi/