Ministri i jashtëm turk, Ahmet Davutollu, tha se as që mund të bëhet fjalë që pranvera arabe të jetë vjeshta e Turqisë, për më tepër, shtoi ai, kjo
është pranvera turke”.
Ahmet Davutollu pyetjeve në lidhje me politikën e jashtme iu përgjigj në një program të TRT.
I pyetur për pranverën arabe dhe zhvillimet e mëvonshme, Davutollu tha se Turqia i ka lexuar drejtë ngjarjet dhe vazhdon të ndjekë politika të drejta.
Kurse pyetjes “A është pranvera arabe vjeshta e Turqisë? Davutollu iu përgjigj kështu:
“Unë këtë e shikoj si një pranverë turke. Është pranverë arabe, pranverë turke, është pranver rajonale. Ky rajon që po vuan këto dhimbje do të përgatitet për një të ardhme më të bukur”.
Ministri i jashtëm turk, Ahmet Davutollu, mbrojti politikën “zero probleme me fqinjët” dhe tha se kjo politikë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
“Në qoftë se do të arrihet paqja në Lindje të Mesme, duhet që Izraeli të normalizohet”, u shpreh Davutollu.
Shefi i diplomacisë turke vlerësoi edhe marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, ku nënvizoi se anëtarësim i Turqisë në BE do të jetë një kontribut për Unionin.
-Në rast të hyrjes së Turqisë në Bashkimin Evropian, ajo do të jetë një nga 4 aktorët më me ndikim në strukturën vendimmarrëse të Brukselit, përfundoi Davutollu.