Turqia po kalon me shpejtësi në gjeneratën e re në mbrojtje…
Nënsekretariatit për Industritë e Mbrojtjes ju dha përgjegjësia për marrjen e 2 avionëve luftarakë të tipit F-35A.
Komiteti Ekzekutiv i Industrisë i mbledhur nën kryesinë e Kryeministrit Rexhep Tajip Erdoan, mori gjithashtu vendim edhe për fillimin e prodhimit në seri të avionëve turq pa pilotë ANKA.
Fillimisht do të fillohen bisedimet me kompaninë TUSAŞ për prodhimin e 10 avionëve ANKA.
Nëse bisedimet mbyllen në mënyrë pozitive, atëherë brenda një kohe shumë të shkurtër avionët turq pa pilot, plotësisht prodhim vendas, do ë jenë nëpër qiej për të mbrojtur kufijtë e Turqisë.
Një pikë tjetër në agjendën e mbledhjes ishte edhe nevoja e Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurimit për helikopterë.
Për këtë temë edhe më parë ishte hapur tender dhe 3 firma kishin paraqitur propozimet e tyre.
Në lidhje me marrjen e 15 helikopterëve nga “Helikopterët e klasës së lehtë”, ishte marrë vendim për të filluar bisedimet me kompaninë amerikane Bell Helikopter.
(TRT)