Një krizë mjekësore po hedh rrënjë në lindje të Libisë, me spitalet në Bengazi që po mbarojnë furnizimet.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë i fraksionit të
rebelëve, sipas të cilit stoqet me ilaçe dhe artikuj të tjerë po
mbarojnë.
Doktori Nagi Barakat tha për BBC se shumica e ndihmave të emergjencës të dhëna nga jashtë janë shpenzuar në frontin e betejës.
Ai theksoi se, nëse nis një ofensivë e re, spitalet do të përballen me një krizë edhe më të madhe, transmeton TCH.
Në pavijonin për kancerin, në spitalin e fëmijëve në Bengazi,
shumica e pacientëve nuk po marrin dozën e duhur të ilaçeve për shkak
se ato mungojnë.