Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdoan u dërgua në një spital në Ankara për disa orë, pasi po vuan nga një ftohje. Ai kaloi nëpër disa ekzaminime mjekësore.
Një takim i grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim u anulua të martën në mëngjes për shkak të shëndetit të Kryeministrit.
“Unë kam një lodhje për shkak të gripit”, tha Erdogan, duke shtuar se ai ka shtyer programet e tij, për takime brenda partiake.
"Falë Zotit tani ndihem më të mirë dhe jam duke u përmirësuar, por u këshillova për të pushuar në shtëpi disa ditë," tha Erdogan.
Kur gazetarët pyetën nëse vizita e tij në spital ishte e lidhur me sëmundjen e tij të mëparshme, Erdoan iu përgjigj se gjendja e tij aktuale nuk ishte e lidhur me të.
Më 11 shkurt 2012, Erdoan iu nënshtrua fazës së dytë dhe të fundit të një operacioni laporaskopik në sistemin e tretjes.
/mesazhi/