Kryeministri i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan paralajmëroi protestuesit të cilët kanë dalë në rrugë anembanë Turqisë. Policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë protestuesit anti-qeveritar nga një shesh në kryeqytetin, Ankara, vetëm pak kilometra nga ku Erdogan mbajti një fjalim. Erdogan mbajti gjashtë mitingje të dielën, pas një jave të demonstratave dhe kryengritjesh rebeluese. Mijëra persona tundnin flamujt e kuq turq dhe thërrisnin Allahu Ekber (Zoti është më i Madhi). Ai i akuzoi protestuesit se kanë sulmuar gratë me shami, dhe kanë përdhosur xhamitë me shishe të birrës. "Unë besoj në Erdoganin dhe rrugën e tij. Ne nuk do të lëmë disa plaçkitës tq rrëmbejnë vendin tonë dhe flamurin tonë." tha një prej protestuesve. Vendet perëndimore e kanë quajtur Erdoganin dhe Turqinë, si një shembull i një demokracie islame, që mund të përdoret edhe në Lindjen e Mesme. "Ata të cilët përpiqen të fundosin Turqinë, do të shemben... Pa marrë parasysh se kush janë, keqdashësit e këtij vendi do të humbin," tha Erdoan. "Ne ishim të durueshëm, ne do të jemi të durueshëm, por edhe durimi ka një fund. Ata të cilët luajnë në politikë duke u fshehur prapa protestuesve së pari duhet të mësojnë se çfarë do të thotë politika," tha Erdogan, në një nga fjalimet e tij më të gjata që kur trazirat filluan.[justify]