Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) paralajmëron mundësinë e zjarreve, për shkak të temperaturave të larta në Maqedoni.
"I bëjmë thirrje qytetarëve që për shkak të temperaturave të larta të kenë kujdes gjatë vizitës së parqeve nacionale dhe maleve dhe të mos përdorin materie ndezëse, duke evituar zjarret", paralajmëron QMK.
Sipas këtij institucioni, nxitësit e zjarreve do të ballafaqohen me dënime të larta materiale. QMK bën thirrje gjithashtu që qytetarët të lajmërojnë [do rrezik të zjarrit në numrin e telefonit 195. (INA)