– DUAJA NË RREZIK FATKEQËSIE
Tregohet se njëri prej ensarëve, i cili ishte shok i pejgamberit s.a.v.s. që quhej Eba Muglik, ishte tregtar, dhe tregtonte me mallin e tij dhe mallin e të tjerëve në vende të largëta. Ishte mistik, i devotshëm. Njëherë shkon për tregti dhe në mes të rrugës e ndalon një hajn kriminel, me armë në dorë. Hajni i thotë: “Gjithçka që ke lëshoji në tokë se përndryshe të vras!” Ai i thotë: “Çka dëshiron: pasurinë apo pasurinë dhe jetën time?” Ai i përgjigjet: “Pasurinë veç do të ta marr, por edhe do
të të vras”. Ai i thotë: “ Më lejo që para ekzekutimit tim t’i fali katër rekate namaz”. Hajni i thotë: “Po”. Ai mori abdest, pastaj i fali katër rekate. Në fund të namazit në sexhden e fundit u lut: “O Zoti im i dashur, o Mbajtës i Arshit famëlartë! O Ai, i Cili vepron ç’të duash, - të lutem për hir të madhërisë Tënde të pakufishme dhe për hir të dritës Tënde, e cila përfshinë arshin Tënd, që të më mbrosh nga e keqja e këtij krimineli hajn; O ndihmëtar më ndihmo, o ndihmëtar më ndihmo, o ndihmëtar më ndihmo!”
Kur në ato momente paraqitet një kalorës dhe me të shpejtë ia largon shpatën (hajnit), të cilën e kishte afruar mbi kokën time. Kur e shikon hajni, ai me të shpejtë i bie hajnit dhe e mbytë. Pastaj ky kalorës i afrohet tregtarit të drejtë dhe të devotshëm dhe i thotë: “Ngritu”. Tregtari e pyet: “Po kush jeni ju, i cili nëpërmjet Allahut më ndihmon?” Ai i përgjigjet: “Unë jam melek i katit të katërt të qiellit. Kur e ke bërë lutjen e parë, ka arritur lutja dhe ka trokitur në dyer të qiejve. Pastaj kur e ke bërë lutjen e dytë, çka ka në qiej e kanë dëgjuar një zë. Pastaj kur e ke bërë lutjen e tretë, më është thënë: “Duaja e të dëmtuarit dhe atij i cili është në rrezik. Pastaj e kam lutur Allahun që të më japë leje që ta mbys (hajnin).
Hasani tregon: “Kush merr abdest dhe i falë 4 rekate dhe bën këtë lutje, Zoti i përgjigjet atij, i cili është në rrezik fatkeqësie, por i ndihmon edhe nëse nuk është në rrezik fatkeqësie”.
Thu 22 Mar 2012 - 20:40 nga REJHANA-ENSAR