Njoftohet se tërmeti me magnitutë 8,8 sipas japonezëve dhe 8,9 ballë sipas Institutit Amerikan të Xheologjisë, ka shkaktuar devijimin e boshtit të tokës me 25 centimetra.
Ndërsa sipas deklaratës së Institutit Kombëtar italian të Gjeologjisëdhe Vullkaneve, ishulli i dytë më i madh i Japonisë, Honshu, pas tërmetit është zhvendosur me 2 metra e 40 centimetra.
Nuk mjaftoi fatkeqësia e cunamit të shkaktuar nga mega-tërmeti, tani lindi edhe risku i një fatkeqësie nukleare.
Për 5 reaktorët në dy centralet bërthamore të vendit është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, ndërkohë që njoftohej për rrjedhje nga njëri prej reaktorëve.
Nga shpërthimi që ndodhi në centralin bërthamor të Fukushimës u shembën muret e objektit, dhe u plagosën 4 punëtorë.
Në reaktor u identifikua një rrjedhje radioaktive. Në zonë vazhdojnë matjet e shkallës së radioaktivitetit, kurse në dhomën ku gjendet reaktori matjet nivelin e radioaktivitetit e tregojnë 1 mijë herë mbi
normalen.
Mësohet se në shpërthimi janë plagosur me dhjetëra punëtorë. Me dhjetëra-mijëra njerëz që banonin në zonën përreth reaktorit janë evakuuar në vende më të sigurta.
Mosfunksionimi i sistemit të ftohjes në njërin prej reaktorëve shkaktoi shkrirjen e mureve të reaktorit nga nxehtësia e lartë dhe nxjerrjen e avujve dhe resë radioaktive.
Kurse në reaktorët e tjerë presioni është të paktën dy herë më i madh.
Në zonën ku ndodhen reaktorët u shpall gjendja e jashtëzakonshme.
Dallgët gjigande që shkaktoi tërmeti hyrën deri 10 km brenda në ishull.
Përmasat e fatkeqësisë vazhdojnë të rritet për çdo orë që kalon.
Sipas shifrave zyrtare numri i të vdekurve i ka kaluar të 600 vetët, dhe pritet që shifra të paktën të trefishohet. Mësohet se shumica e viktimave kanë vdekur duke u mbytur, ndërkohë që në shtresën e baltës pas tërheqjes së dallgëve gjigande janë gjetur shumë kufoma.
Nuk ka njoftime për 4 trena dhe një tren tjetër me 100 pasagjerë. Numri i saktë i udhëtarëve në trenat e tjerë nuk dihet.
800 persona rezultojnë të humbur, ndërsa më shumë se 1 mijë janë plagosur në këtë fatkeqësi natyrore.
Më shumë se 200 mijë vetë janë evakuuar nga zonat e banimit. Me shumëzona është ndërprerë lidhja dhe komunikimi tokësor dhe ajror për shkak të shembjes së autostradave dhe mbylljes së aeroporteve. Në vend ka falimentuar edhe sistemi i komunikimit. Në shumë zona janë shënuar
zjarre, përfshi edhe një rafineri.
Japonia ka kërkuar ndihmë nga shumë vende, mes të cilave edhe nga
Anglia. Ndërkohë më shumë se 45 vende të botës janë vënë në veprim për
të dërguar ndihma humanitare Japoni.
Dëmi material që i ka shkaktuar tërmeti vendit përllogaritet të paktën 15 miliardë dollarë.
Vendet e tjera të kërcënuara nga dallgët e cunamit morën masat e nevojshme.
Banorët e zonave bregdetare në Kili dhe Peru, dy nga vendet e Amerikës Latine u evakuuat në pjesët më të larta të vendit.
(TRT)