Kryengritësit sirianë kanë kapur një pjesë të bazës së ushtrisë në veri të vendit, në perëndim të qytetit të Aleppos, thonë aktivistët.
Vëzhguesi Britanik për të Drejtat e Njeriut tha se kryengritësit hynë në bazën Sheikh Suleiman të dielën pasdite, pas disa javësh luftimeve.
Zhvillimet tregojnë se çlirimtarët janë duke forcuar kontrollin e tyre mbi zonat veriore afër kufirit turk. Muajin e kaluar, ata kapën edhe një bazë të madhe pranë Aleppos.
Video amatore lëshuar nga aktivistët treguan luftëtarët duke qëndruar në këmbë brenda bazës. Videoja tregon gjithashtu praninë e çlirimtarëve pranë tankeve dhe mjeteve tjera të rënda ushtarake.
Sulmet ajrore në Damask
Ndërkohë, ushtria siriane ka kryer një sulm ajror në periferi të kryeqytetit të Damaskut, pasi kryengritësit u ndeshën me ushtrinë.
Forca ajrore gjithashtu fluturuan mbi një zonë ku rebelët kanë ngritur bazat e tyre.
Ushtria ka bombarduar për disa ditë fortesat e kryengritësve në periferi nga toka dhe ajri, duke shkaktuar frikë për një sulm tokësor nga ushtria. Kjo është bërë në përpjekje për të krijuar një “kordon” të sigurt rreth kryeqytetit.
Mesazhi/A.Avdiu-Hoxha