Presidenti amerikan Barack Obama dhe kryeministri turk, Rexhep Erdogan janë pajtuar sot në Seul se duhet ndihmuar kryengritësit në Siri me ndihma “jo vdekjeprurëse”, mes të cilave edhe me pajisje komunikuese, njoftoi zëvendës-këshilltari për siguri nacionale, Ben Rhodes.
Obama u takua me kryeministrin Erdogan në Seul, në prag të fillimit të samitit për sigurinë bërthamore.
Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë sqaroi për Zërin e Amerikës se SHBA-ja dëshiron të pajisë kryengritësit me material sanitar dhe pajisje komunikuese, por shtoi se kjo nuk përfshin edhe armatimin e opozitës siriane. Ai deklaroi se për këtë ndihmë do të bisedohet në takimin e Miqve të Sirisë, më 1 prill në Turqi, ku do të marrtë pjesës sekretarja e shtetit, Hillary Clinton.
Obama dhe Erdogan theksuan në Seul se Siria duhe të të kryejë procesin e tranzicionit, që do të sjellë në pushtet një qeveri të ligjshme. Erdogan tha se në vendin e tij nga Siria tashmë kanë mbërritur 17 000 refugjatë dhe se kjo është arsyeja pse Turqia nuk dëshiron të mbetet vetëm vëzhgues i asaj që po ndodhë në Siri.
Human Rights Watch sot publikoi raportin ku akuzon ushtrinë siriane se gjatë operacioneve të fundit në provincën Idlib ka përdorur civilët si mur mbrojtës.
Dhuna në Siri deri tash ka marrë jetën e mbi 8 000 personave.