Jeni duke menduar për të shkuar diku për pushime, por nuk keni shumë
para për të shpenzuar. Ah, sikur të kishit pasur ndonjërin nga anëtarët e
familjes në vendin në të cilin dëshironi të shkoni, tek i cili do të
kishit mundur që të gjeni një vend banimi. Por, prisni vetëm pak, kush
thotë se nuk keni? Kjo duket paksa qesharake, por është e vërtetë!
Me qëllim për të zbatuar praktikisht ajetin kuranor, i cili thotë se
të gjithë muslimanët janë vëllezër, është themeluar një veb-faqe e re me
emër
Muslim-HomeExchange.com,
(http://www.muslim-homeexchange.com/), në mënyrë që muslimanëve t’ju
mundësojë banim pa pagesë, apo edhe për një shumë tepër të volitshme.
Themeluesi i veb-faqes, Hadi Oudhini, një musliman francez i cili
është duke studiuar turizmin në Paris, ka vendosur që ketë ide ta
zbatoj, pasi që ai, drejtpërdrejtë, ka qenë dëshmitar i problemeve me të
cilat përballeshin muslimanët gjatë gjetjes apo huazimit të
apartamenteve në shtete të tjera përgjatë pushimeve. Në këtë mënyrë,
Hadiu shpreson se muslimanëve do t’ju mundësojë pushime të këndshme dhe
se, përmes kësaj, ajetin kuranor do të mund ta vë, drejtpërdrejt, në
praktikë, dhe, njëkohësisht, edhe të tregojë shpirtgjerësinë e tij prej
muslimani.
“Punoja në një agjencion udhëtimesh në Paris kur më erdhi një vëlla
musliman, i cili kishte kërkuar një vendbanim për ta marrë me qira gjatë
verës në Spanjë” – shpjegon Hadiu. Kishte dëshiruar një vilë me pishinë
të mbyllur, për t’u kënaqur së bashku me familjen. Mirëpo, me të shkuar
në Spanjë, pisha nuk kishte qenë edhe aq e mbuluar. Edhe krahas pagesës
1.800 euro, duke qartë që nuk kishte gjetur atë që kishte dëshiruar”,
vazhdon të tregoj ai.
Kjo ngjarje e kishte shtyrë atë që të krijonte një shërbim, përmes së
cilit do t’ju mundësohej, si muslimanëve, ashtu edhe jomuslimanëve, që
t’i zëvendësonin shtëpitë e tyre për një kohë të caktuar apo, thjeshtë,
për të dhënë me qira një dhomë gjumi, për një çmim shumë të ulët.
Hadi shpjegon se kriza momentale financiare, sidomos kriza kreditore
në Evropë, në fakt është një bekim të cilin mund ta shfrytëzojnë
sipërmarrësit lokalë, në mënyrë që, numrit në rritje të muslimanëve, t’u
ofronin shërbime mikpritëse dhe udhëtime turistike, dhe atë në një
mënyrë tradicionale dhe me përvojë.
“Koncepti i shkëmbimit të shtëpive së pari ka filluar në Shtetet e
Bashkuara, dhe atë para pesëdhjetë vitesh dhe se sot ekzistojnë një
numër të madh veb-faqesh që ofrojnë shërbime të këtilla, madje këtë e
bëjnë edhe bashkësitë e hebrenjve dhe të krishtera. Në të vërtetë, ky
është një evolucion natyror për bashkësinë globale muslimane”, është
shprehur më tej Hadi.
Tendenca të ngjashme në kuadër të turizmit islam dhe të industrive të
udhëtimit, gjithashtu, janë të regjistruara. Veb-faqet si
http://halaltrip.com dhe http://crescentrating.com, përgatisin listat
dhe klasifikojnë hotelet në bazë të ofertave të tyre në shërbimet dhe
përmbajtjet islame.
Shërbimet e këtilla, në një pjesë të madhe të popullsisë, ofrohen me
çmime të lira, madje nuk është për t’u habitur që turizmi dhe mikpritja
janë identifikuar, nga ana e portalit Halal Media
(http://halalmedia.my/), si segmenti i dytë më i madhi pas ushqimit.
“Turizmi hallall ose turizmi i cili është i bazuar në parimet islame,
është duke u rritur me një shpejtësi të madhe. Kërkesat janë shumë të
mëdha, në krahasim me kapacitetet ekzistuese”, thotë Kamarul Aznam
Kamaruzaman, redaktori përgjegjës i “Halal Media”.
(
Breziiri)