Mjekja myslimane, Reshma Kahn, nga Karolina në SHBA, ka hapur një klinikë mjekësore për persona të paaftë dhe të varfër duke ofruar edhe shërbime falas.
“Ndihem shumë e lumtur pasi kjo është një ëndërr për mua. Ideja ime që në fillim ishteë që t’u shërbej dhe të ndihmoj personat që realisht kanë nevojë për ndihmë”, tha dr. Reshma Khan, gjinekologe nga “Ralph Johnson Medical Center”.
Klinika e quajtur “Shifa” në Mount Pleasant të Karolinës është hapur në bashkëpunim me organizatën humanitare islame të Amerikës së Veriut “USA Relief”.
Duke filluar nga data 7 janar të vitit 2011, klinika do të ofrojë shërbime falas një herë në javë, të shtunave. Kjo klinikë e para në llojin e saj do të ofrojë kujdes shëndetësor për gratë e pasiguruara prej moshës 17 deri në 65 vjeç.
(DI)