Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Shoqatat myslimane në SHBA: Mos e fajësoni Turqinë pa hetuar | |
- Këshilli amerikan i Organizatave myslimane tha se nuk i karakterizon ngjarjet e vitit 1915 si genocid, pa hetim të duhur nga ana e historianëve të pavarur. Ai tha se kjo politikë që po bëhet do të dëmtojë përpjekjet që synojnë arritjen e pajtimit në mes të turqve dhe armenëve. Në një deklaratë të lëshuar të dielën, USCMO, grupi më i madh i organizatave kryesore muslimane amerikane, tha se është i vetëdijshëm për historinë e dhimbshme të mbi 30 kombeve që humbën e mbi 37 milionë jetë në Luftën e Parë Botërore, duke përfshirë edhe historinë armenëve. Ndërsa afrohet 24 prilli, ne ndajmë dhimbjen me armenët. Ne gjithashtu besojmë se çdo njohje nga liderët fetarë apo politike të tragjedisë që kaploj armenët duhet të jetë iebalancuar, konstruktive dhe duhet gjithashtu të njihen vuajtjet e turqve dhe myslimanëve,” deklaroi Këshilli. USCMO tha se nuk karakterizohen ngjarjet e vitit 1915 si genocid pa hetimin e duhur nga historianët e pavarur. “Si amerikanë, ne jemi të shqetësuar pasi një aleat kyç, Turqia, po sulmohet përmes deklaratave të njëanshme që liderët politikë dhe fetarë kanë bërë në këtë temë. Ngjarjet e 100 viteve më parë duhet të bazohet në një konsensus mes historianëve dhe akademikëve me qasje të arkivave dhe dokumenteve nga ajo epokë, “thotë deklarata. /MESAZHI/:
| |
|