Presidenti rus Vladimir Putin e falënderoi Turqinë, Anglinë dhe Francën për marrëveshjen e tyre mbi zgjidhjen politike të ofruar nga Rusia për Sirinë.
Duke folur në forumin e titulluar "Rusia Thërret", Putin tha se ai është i kënaqur me Turqinë, Francën dhe Anglinë, të cilat ranë dakord për zgjidhjen e krizës siriane në mënyrë paqësore dhe politike.
Putin gjithashtu tha se jo vetëm Rusia, por edhe të gjitha vendet e tjera kanë kontribut në planin që po zbatohet në këtë moment. Turqia, Anglia dhe Franca kanë qenë ndër përkrahësit më të mëdhenj të intervenimit ushtarak në Siri. /mesazhi/