Kryetari i Shtetit të Palestinës, Mahmud Abbas i ndodhur në Turqi për një vizitë zyrtare, mbajti një fjalim drejtuar Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë.
Ai e falënderoi Turqinë për përpjekjet e saj në Kombet e Bashkuara në lidhje me statusin që fitoi Palestina në këtë organizatë si "shtet jo-anëtar vëzhgues".
"Ne kemi përpara një rrugë të gjatë dhe të vështirë. Ne jemi në rrugën e duhur për të arritur pavarësinë e plotë të shtetit të Palestinës" - tha Abbas.
Mahmud Abas i bëri thirrje botës islame për heqjen e embargos së Gazës dhe dërgimin e ndihmave për palestinezët.
“Dëshirojmë nga vendi vëlla Turqia dhe bota islame që të bëjnë përpjekje për heqjen e bllokadën që zbatohet ndaj Gazës. Ne duam ti japim shanse paqes. I bëjmë thirrje Izraelit që të përmbushë përgjegjësitë që ka. Duam që Izraeli të ndalojë ndërtimin e banesave të reja, të lirojë palestinezët e burgosur dhe të rikthehemi në negociatat e ndërprera në vitin 2008”, u shpreh kreu i autoriteti palestinez.
Mahmut Abbas tha se vizitën e parë jashtë shtetit pas njohjes zyrtare të shtetit palestinez e realizon në Turqi duke shtuar se i “përkujton me mirënjohje dëshmorët turq dhe palestinezë që dhanë jetën për të thyer bllokadën e Gazës”.
“Edhe unë nuk do ta harroj kurrë këtë ditë", e përfundoi fjalën lideri palestinez Mahmud Abas.
Abbas dje u prit me ceremoni zyrtare në pallatin presidencial "Çankaya" dhe pas takimit me Presidentin Abdullah Gyl u takua edhe me Kryeministrin Rexhep Tajip Erdoan.
Pjesë e takimeve të Abbasit ishin edhe masat reprezaljeje që ka ndërmarrë Izraeli pas votimit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku Palestina fitoi statusin e "shtetit jo-anëtar vëzhgues".
Nëpër takime u shqyrtua rëndësia që ka tejkalimi i divergjencave ndërmjet grupeve palestineze./trt/kohaislame