Një
kishë në Utah, SHBA, është duke dhënë falas kopje të Kur’anit në
sezonin ekumenik të pashkëve si kundërpërgjigje për djegien e fundit e
librit të shenjtë islam nga një pastori kontrovers i Floridës Kisha Prezbiteriane Wasatch ka urdhëruar që të shpërndahen 50 kopje të Kur’anit në një librari lokale duke filluar nga e hëna. “Ne nuk promovojmë Islamin, ne nuk jemi duke thënë se Kur’ani është
Bibla,” tha Scott Dalgarno, pastor i kishës. “Ne jemi vetëm duke thënë
se nëse njerëzit janë kurioz, nëse ata duan që ndërgjegja e tyre të
informohet mbi këtë çështje … atëherë le të ta marrin një kopje nga ne
dhe ta lexojnë atë dhe të vendosin për veten e tyre se çfarë duhet të
mendojnë. ”
Dalgarno thotë se çdo Kur’an, për të cilin gati 1.6 miliard muslimanë
në botë besojnë se është testamenti përfundimtar i Zotit, do të ketë
një shenjë që thotë: “Ky libër u dhurua nga udhëheqësit e Kishës
prezbiteriane Wasatch të cilët nuk kanë frikë nga e vërteta kudo që mund
të gjendet. ”
Ai tha se kjo dhuratë ishte një kundërpërgjigje ndaj Terry Jones,
kreu i një kishe ekstreme fundamentaliste në Gainesville, Florida.
Në një masë që shkaktoi trazira në Afganistan, kisha e vogël e Jones
“në veri të Floridës dogji Kur’anin muajin e kaluar duke pasuar me një
gjykim tallës të tekstit.
“Kur kemi parë se Terry Jones e kishte kryer këtë në të vërtetë dhe
plus 20 kishin vdekur si rezultat i kësaj ne kemi menduar se nuk mund
të qëndrojmë të heshtur këtu”, tha Dalgarno.
Jones ishte në gjykatë të premten në Dearborn, Michigan – shtëpia e
një prej komuniteteve më të mëdha muslimane në Shtetet e Bashkuara – ku
ai dëshiron të mbajë një demonstratë jashtë Qendrës Islame të
Amerikës, xhamia më e madhe në vend. Dalgarno thotë se ai ka marrë disa reagime negative kur u bë i ditur
lajmi se fjala e Kur’anit do të shpërndahet, por tha se do të bënte të
njëjtën gjë për besimet e tjera.
“Nëse dikush në Salt Lake djeg një kopje të librit të Mormonit, ne
ndoshta do të bëjmë të njëjtën gjë”, tha ai.” Ne do të blejmë kopje të
Librit të Mormonit dhe do të themi lexoni dhe informoni ndërgjegjen
tuaj. ” (IGJ)