Duke u ballafaquar me pyetje të shumta për Islamin dhe agjërimin e Ramazanit, një organizatë islame në SHBA ka vendosur tabela të reja në autostradat në New Jersey
Në to paraqitet linja telefonike (falas), ku jepen përgjigje për qytetarët amerikanë që duan të njihen me Islamin. “Në vend se të apsorbojnë njohuri nga Fox News, ne i ftojmë qytetarët që atë ta dëgjojnë nga gojët tona”, tha Asim Khan, president i degës Islame në regjionin e Amerikës së Veriut (ICNA) në New Jersey, për faqen e internetit New Jersey Real-Time News. “Ne i ftojmë që të na pyesin se çfarë na mëson besimi ynë,” shtoi Khan.
Me fillimin e fushatës, në ditën e parë të Ramazanit, shoferët kanë mundësi të shohin dy tabela në autostradat në New Jersey.
Në tabela kureshtarëve u sugjerohet zgjedhja e numrit falas, (877) 949-4752 6 – ,i sponsorizuar nga ICNA, i cili është në dispozicion 24
orë në ditë.
Gjatë Ramazanit, shoferët në New Jersey do të hasin në dy tabela, njëra me flamurin amerikan dhe mesazhin: “877 – Pse Islami – kuptoni faktet.”
Në tjetrën shkruan: “Ramazani – 1.57 miliardë njerëz e festojnë. Kuptoni pse.” 50 tabela tjera do të vendosen në autostrada në gjithë SHBA-në, nga El Paso deri te Daytoni dhe nga Wichita deri në Albuquerque.
Dëshira e Khanit është që ata që interesohen për Islamin, ta pyesin atë ose një muslimanë tjetër para se të marrin një përfundim. “Ka shumë persona që dëshirojnë të dinë më tepër për Islamin, por për shkak të dezinformatave ata kanë pasiguri dhe ndjenjë frike që të na afrohen.”
WhyIslam u themelua në vitin 1999. Në të kaluarën fushata të ngjashme ka organizuar në metro, autobusë, radio dhe reklama televizive, por kjo është fushata e parë në New Jersey. Edhe pse nuk ka shifra zyrtare, besohet se në SHBA jetojnë 6-8 milion muslimanë. Sipas disa studimeve amerikane shumica e amerikanëve dinë shumë pak për muslimanët dhe besimin e tyre.
Dezinformatat
Koha e fushatës reklamuese është zgjedhur me kujdes, si 10 vjetori i sulmeve të 11 shtatorit, që do të jetë muajin e ardhshëm. Kjo fushatë amerikanëve u ofron informacione të besueshëm për Islamin nga burimet e besueshme. “Paragjykimi është ndërtuar nga dezinformatat apo injoranca”, tha Mohamed El Filali, nga Qendrës Islame e rrethinës Passaic, për faqen e internetit NY Fox. “Mendoj se është shumë me rëndësi që njerëzit t’i marrin informacione nga burimet e sakta për atë se çfarë është Islami dhe kush janë
muslimanët.”
Nahela Morales, banore e Union City–t, dhe njëra nga tetë vullnetarët që i përgjigjen telefonatave, tha se kureshtja e saj për Islamin pas sulmeve të 11 shtatorit e ofroi deri te Islam. E rritur si një krishtere, ajo filloi të shoqërohet me muslimanet në MySpace duke u bërë pyetje. dhe pas përgjigjeve të shumta, pesë vite më vonë, ajo u konvertua në Islam. “Kureshtja ime filloi pas 11 shtatorit. Nuk mund të besoja që besimi i cili thërret për paqe, mund të vras aq shumë njerëz”, tha Morales për New Jersey Real-Time News, duke iu referuar njërës prej kuptimeve të fjalës “Islam”.
Sot, Morales i pranon pyetjet e amerikanëve kureshtar që duan të dinë më shumë për Islamin. “Sot, kam marrë një telefonatë nga një grua që dëshiron të dijë se çfarë është Sheriati. Ajo ishte shumë kureshtare, dhe më tha: ‘Dua të kuptoj’. I thashë:” Pyetni lirisht”, tregon Morales. “I thashë se Sheriati është kodeks i sjelljes. Ne kemi rregulla. Si p.sh., nëse shihni një shenjë që thotë 30 milje në orë, përmbajuni asaj.”
Pritet që fushatat e reja reklamuese të sjellin një numër të madh të thirrjeve, siç është bërë zakon tek çdo fushatë. Megjithatë, organizatorët thanë se nuk është synim (i fushatës) konvertimi i njerëzve në Islam.
“Ne nuk jemi këtu për t’i konvertuar njerëzit, por për t’i udhëzuar”, tha Khan/IGJ/