Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | Davutoglu-Berishës, Ambasadat turke, shërbime për shqiptarët | |
Shërbimi diplomatik turk është i gatshëm të ofrojë shërbime konsullore për qytetarët shqiptarë, në ato vende ku nuk ka ambasada shqiptare.
Kjo nismë i është bërë e ditur Kryeministrit Sali Berisha gjatë takimit me me Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë Ahmet Davutoğlu gjatë mëngjesit të sotëm.
“Ministri Davutoğlu i shprehu Kryeministrit Berisha gatishmërinë e ministrisë dhe shërbimit diplomatik të Turqisë për të zhvilluar modelet më të shkëlqyera të bashkëpunimit me shërbimin diplomatik shqiptar, përfshi edhe ofrimin e shërbimeve konsullore apo të tjera për qytetarët shqiptare në përfaqësitë turke nëpër botë, në ato vende ku nuk ndodhen përfaqësi diplomatike shqiptare”, njofton Zyra e Shtypit e Kryeministrisë.
Më tej, ministri Davutoğlu vlerësoi arritjet e rëndësishme të Shqipërisë, në veçanti performancën e ekonomisë shqiptare, duke theksuar se ekonomia shqiptare, falë politikave dhe reformave të suksesshme të qeverisë, i ka qëndruar kësaj kohe të vështira për ekonominë globale.
Kryeministri Berisha e falënderoi ministrin Davutoğlu për pritjen e ngrohtë dhe i shprehu mirënjohjen më të thelle për mbështetjen që Turqia i ka dhënë në vijimësi Shqipërisë gjatë gjithë kësaj periudhe.
Dy politikanët vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera midis të dy vendeve, bazuar në miqësinë e gjatë tradicionale midis të dy popujve. Në veçanti, u vlerësua kontributi i jashtëzakonshëm i Kryeministrit Berisha dhe Kryeministrit Erdogan, në konsolidimin e mëtejshëm të kësaj tradite të shkëlqyer dhe në zgjerimin e bashkëpunimit të frytshëm midis të dy vendeve.
Si një zhvillim tejet pozitiv, u vlerësua rritja e madhe e shkëmbimeve ekonomike e tregtare midis të dy vendeve, gjatë këtyre 5 viteve, e cila ka kapërcyer vlerën e 400 milionë dollarëve dhe e investimeve turke në Shqipëri, të cilat i kanë kapërcyer një miliardë dollarë, çka dëshmon për besimin që investitorët dhe biznesi turk kanë në ekonominë shqiptare dhe politikat e qeverisë, të cilat kanë krijuar klimën më të favorshme për biznes e investime.
Kryeministri Berisha e falenderoi ministrin Davutoğlu për këtë gatishmëri bashkëpunimi edhe më të ngushtë dhe shfrytëzoi rastin për t’i përsëritur mirënjohjen e të gjithë shqiptareve për mbështetjen që Turqia i ka dhënë në vijimësi Kosovës dhe njohjes ndërkombëtare të saj. /NOA/ | |
|