Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka kërcënuar me shpërbërje të Maqedonisë dhe të gjithë Ballkanit, nëse nuk merren parasysh të drejtat e shqiptarëve.
Në një intervistë për kanalin shtetëror turk Erdogan është shprehur se Turqia do të mbështesë vëllezërit shqiptarë nëse do të jetë e nevojshme edhe me trupa ushtarakë, transmeton portali Globisot.
Ai po ashtu shtoi se populli shqiptar ka të drejtën e vetëvendosjes për krijimin e një shteti të madh shqiptar, dhe se UÇK nuk është organizate rebele-terrorist, por vullneti i shqiptarëve për të mbrojtur trojet e tyre.
Erdogan tha se trupat kombëtare turke janë në gatishmëri dhe do ndihmojnë shqiptarët për çlirimin e trojeve shqiptare.
Deklarata e kryeministrit turk, ka ngjallur reagime të ashpra nga ministri i jashtëm grek dhe serb.
Sun 6 May 2012 - 13:40 nga Shemsi