Kryeministri turk, Rexhep Erdogan, ka zhvilluar një intervistë me gazetaren më të vogël turke, tetëvjeçaren Hela.
Kureshtjes së gazetares së vogël rreth aktiviteteve dinamike të kryeministrit, Erdogan i është përgjigjur se kjo ka ndodhr falë distancimit të tij të plotë nga konsumi i duhanit dhe pijeve alkoolike.
Erdogan i tregoi gjithashtu se është baba i tre fëmijëve të martuar dhe gjysh i dy nipërve dhe një mbese. Ai i tha se të kryesosh kryeministrinë e vendit, është një përgjegjësi e madhe, që kërkon punë e përkushtim, pasi vetëm kështu mund ti shërbehet popullit dhe atdheut. /ardhmeriaonline/Mesazhi.com/