Presidenti amerikan Barak Obama dërgoi lutje private deri te kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan që të ndihmojë për ndërprerje të dhunës pas sulmeve mbi misionet diplomatike amerikane në Egjipt dhe Libi, deklaroi për agjencinë Anadolia zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhej Karni.
Ai tha se Obama ka pasur bisedë telefonike me liderë nga rajoni, mes të cilëve edhe me presidentët e Egjiptit dhe Libisë.
"Kryetari i SHBA-së dërgoi porosi personale deri te kryeministri turk për ndihmë dhe aksione të tij politike kundër dhunës", deklaroi Karni. Ai shton se Obama lartë i vlerëson reagimet e Erdoganit dhe deklaratat e politikanëve në rajon kundër dhunës.