Kryeministri i Turqis Rexheb Tajib Erdogan i ka propozuar kryetarit
të Iranit Mahmud Ahmedinexhat për mbajtjen e bisedimeve tripalëshe për
Sirin. Burime të opozitës Siriane bëjnë të ditur për arritjen e
marrëveshjes që do të mbahet në Katar për bashkimin opozitar në fillim
të nëntorit.
Erdogani i ka bërë disa propozime Ahmedinexhatit pë Sirin, gjatë
bisedimeve që kanë zhvilluar në Baku të Azerbejxhanit, njoftojn mediet
pas arritjes së tij në Ankara.
Lajmet informative të Anadollit duke përcjell propozimin e Erdoganit
që ka kërkuar të mbahen bisedimet e treshës, mendojnë që ato mund të
mbahen nga disa treshe të mundshme si`` Turqia, Egjipti dhe Irani``, por
mund të jenë edhe nga Turqia, Rusia e Irani , dhe ka mundësi të jenë
nga Turqia, Egjipti e Arabia Saudite. Mesazhi/ Sh.Hulaj