Çfarëdo që ti ketë thënë Felleri dhe UNHCR Turqis me rastin e hapjes së kufijve sirianëve, shihet se ka pasur ndikim dramatik. Mbrëmjen e kaluar kufirin kanë kaluar më tepër se 9000 persona nëpërmjet Sybelli Wilkes nga UNHCR.
Muajin e kaluar Human Rights Watch, ka njoftuar se rreth 10.000 persona kanë qenë të bllokuar në kufirin turk, për shkak të kufizimëve që kanë qenë të vendosura në gusht.
Ndërsa në arenën politike Beshar Asadi insiston duke pretenduar se nuk ka luftë civile dhe se sirianët po e përkrahin.
Në verzionin e plotë të intervistës së tij dhënë Rusia Sot, ai thotë: “Tek ne nuk ka luftë civile. Fjala është për terrorizëm dhe përkrahjes që vjen nga terroristët e jashtëm me qëllim që ta destabilizojn Sirin. Kjo është lufta jonë…
Problemi nuk është mes meje dhe popullit, unë nuk kam problem me popullin por USA dhe Evropa janë kundër meje edhe si shumë shtete tjera arabe, duke përfshirë edhe Turqinë e cila natyrisht nuk është shtet arab. Nëse populli sirian do të ishte kundër meje si atëherë do të isha këtu?
Ai pretendon se AlKaida po mundohet të formoj emirat islam në siri, prej ku do të mund ta promovojn ideologjinë e vet në vendet tjera në botë”.
Erdogani po mendon se përderisa Vëllezërit musliman ta marrin regjionin, e posaqërisht sirin që ardhmërin politike e kanë të garantuar, ky është një shkas. Shkaku tjetër është se ai vet personalisht mendon se është një sulltan i ri osman dhe se mund ta kontrolloj regjionin siq ka qenë rasti me perandorinë osmane, por tash me një mburojë të re. në zemrën e tij ai veten e konsideron Halife. Këto janë dy arsye që ai e ka rkthyer politikën e vet nga asnjë problem deri te asnjë mik”.
Në pyetjen se a e sheh veten brenda 10 vitëve në qeveri, ai thotë:” veten e shoh në këtë vend, por nuk mund ta shoh vendin si do të jetë brenda dhjetë viteve..”.\mesazhi\Sh.Hulaj