Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Artikull] Erdogani nuk është profet | |
- Erdogani nuk është profet i pagabueshëm, por është një lider me të cilin duhet të krenohet çdo mysliman, lider i cili po bën gjithçka mundet, ndërkohë që ne nuk po bëjmë as çerekun e asaj që mundemi. Më lënë pa fjalë disa fetarë dhe disa prej të cilëve pritet e mira, kur e sulmojnë Erdoganin me pretekstin se është laik! Unë u them: Së pari, duhet të bëjmë dallimin mes asaj që e ka për detyrë ta bëjë dhe asaj që e ka të mundur ta bëjë. Së dyti, Erdogani trashëgoi një vend të gozhduar nga shekullarizmi, i cili e kishte shndërruar Turqinë në një vend ku mosbesimi, për 70 vite, ishte i detyrueshëm. Ky është aktualiteti në të cilin Erdogani e mori pushtetin. Së treti, para dhjetë viteve, asnjë islamik i Turqisë nuk mund ta deklaronte identitetin e tij fetar, përndryshe e priste burgu. Kështu, Erdogani u detyrua të vetëshpallet si laik. Zoti do i kërkojë llogari sipas nijetit që ka pasur. Realisht, ai i ka shërbyer fesë së tij dhe Turqinë e nxori nga mosbesimi i detyrueshëm në mosbesim alternativ, ai u garantoi lirinë e nevojshme si besimtarëve ashtu dhe jobesimtarëve. Sot, pasi ka përshkuar një distancë të konsiderueshme, në të cilën ka fituar stabilitetin e nevojshëm, Erdogani deklaron se është nxënës i Nexhmedin Erbakanit, gjë të cilën e dinë të gjithë. Erdogan sot krenohet me faktin se do të ndërtojë xhami dhe mejtepe për mësimin e Kuranit, ashtu siç ka ndërtuar fabrika, qendra studimi dhe infrastrukturën e vendit. Erdogan i është qasur aktualitetit me shumë finesë dhe zgjuarsi, i ka shërbyer fesë dhe popullit të tij. Kur e sheh duke u lutur në namaz, të krijon përshtypjen se nuk është kryeministër, edhe pse është i zhytur në angazhime të cilat mund t’ia largojnë mendjen nga përhumbja dhe meditimi në namaz. Ndërkohë që ka fetarë të cilët nuk bëjnë asgjë dhe kur vjen puna në namaz, është totalisht i shkujdesur. Për këtë e deshi populli i tij Erdoganin, pa të cilin nuk e sheh dot udhëheqjen e vendit. Unë dua ti siguroj fetarët se Erdogani është fetar, i pasionuar pas islamit dhe është i shqetësuar për gjendjen e myslimanëve. Shumë marrëveshje të trashëguara nga qeveritë e mëparshme me Evropën dhe Izraelin, e kanë rënduar aktivitetin dhe vështirësuar misionin, megjithatë ai u është qasur me urtësi. Nuk i është nënshtruar totalisht atyre dhe argumenti për këtë, është ndërprerja e marrëdhënieve me Izraelin, derisa të heqë bllokadën ndaj Rripit të Gazës. Kjo, ndërkohë që liderët myslimanë të vendeve arabe, po e mbështesin Izraelin në bllokadën ndaj popullatës së Gazës. Të gjitha sa i them, i them falë kontakteve të mia që kam me lidershipin turk, jo thjesht emocione dhe pasione; i them falë asaj që shihet me sy në projektet madhore të realizuara në Turqi, të cilat e kanë radhitur këtë vend tek shtetet industriale; i them falë kontributit të dhënë në favor të Palestinës, myslimanëve në Kinë, Burma dhe Egjipt; i them bazuar në fjalët që i kam dëgjuar direkt nga goja e tij gjatë një feste, ku u shpreh:”Ne krenohemi se jemi nxënësit e Nexhmedin Erbakanit, i cili donte ti shërbejë Turqisë dhe të mbrojë myslimanët.” Prandaj dhe Erdogan është në krye të projektit të umetit. Disa prej nesh kanë dështuar të kryesojnë projektin e një fshati, madje edhe të familjes së vet. Rruga para Erdoganit vazhdon të jetë e gjatë, por ai e di që Zoti e ka urdhëruar të përveshë krahët para sfidave. Brezi pas Erdoganit do të jetë brezi që do të plotësojë distancën e mbetur, në dashtë Zoti. Unë distancohem nga të gjithë ata fetarë që mbajnë anën e Izraelit dhe laikëve në sulmin kundër Erdoganit. Islami na mëson të jemi të drejtë edhe me kundërshtarin. Ajo që më habit më shumë, është fakti se disa radhiten në anën e Sisit gjakderdhës, për inat të Vëllezërve Myslimanë, radhiten në anën e shekullaristëve turq për inat të Erdoganit. Nuk mund të them më shumë sesa pasazhi i Kuranit, ku Zoti thotë:”Me të vërtetë nuk verbërohen sytë, por verbërohen zemrat në kraharor.” Së fundmi, Erdogani nuk është profet i pagabueshëm, por është një lider me të cilin duhet të krenohet çdo mysliman, lider i cili po bën gjithçka mundet, ndërkohë që ne nuk po bëjmë as çerekun e asaj që mundemi.Nga: Muhamed bin Nasir Hazmi /AO/:
| |
|