• Sa e mirë është ajo ditë…!!
Sa e mirë është ajo ditë, kur robi zgjohet nga gjumi besimtar, dhe e falënderon Allahun e Madhërishëm, për mirësinë më të madhe që ia dhuroi – Islamin!
Sa e mirë është ajo ditë, kur besimtari e përmend Allahun e Madhërishëm!
Sa e mirë është ajo ditë, kur besimtari i falë pesë kohët e namazit në xhami!
Sa e mirë është ajo ditë, kur besimtari mëson Kuran përmendësh!
Sa mirë është ajo ditë, kur besimtari i ndihmon vëllezërve të tij!
Sa e mirë është ajo ditë, kur besimtari jep sadakë!
Sa e mirë është ajo ditë, kur besimtari nuk bën gibet (përgojim)!
Sa e mirë është ajo ditë, kur besimtari s`i mëkaton Allahut të Madhërishëm!
Sa e mirë është ajo ditë, ku besimtari e përmbyll me bindje ndaj Allahut të Madhërishëm!
Shkroi: Burim Koçinaj
Burimi: www.ISLAMISOT.com