Presidenti sirian Bashar al-Assad u ka bërë thirrje për ndihmë udhëheqësve të forumit ekonomik në Afrikën e Jugut. Ky forum përbëhet nga pesë shtete: Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut. Assad, i cili po bëhet gjithnjë e më i sulmuar dhe më i izoluar, tha të mërkurën se vendi i tij është duke iu nënshtruar "akteve të terrorizmit të mbështetur nga vendet arabe, rajonale dhe perëndimore", duke aluduar në opozitën që po vepron kundër regjimit të tij. Apeli i Assadit erdhi në një letër dërguar udhëheqësve të Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut, të cilët janë mbledhur për një samit në Johanesburg. Letra e presidentit u botua nga mediat shtetërore të Sirisë. Letra e Asadit erdhi një ditë pasi Lidhja Arabe lejoi liderin e opozitës Mouaz al-Khatib për të plotësuar vendin vakant të Sirisë në takimin vjetor në Doha të Katarit. /mesazhi/[justify]