Presidenti i Sirisë Bashar al-Assad thuhet se fshihet në një luftanije ruse në Mesdhe me familjen e tij dhe miqtë e ngushtë, të mbrojtur nga sigurimi rus. Sipas gazetës Al-Watan të Arabisë Saudite, ai përdor një helikopter për të udhëtuar në Siri.
Duke cituar burime konfidenciale të inteligjencës, Al-Watan raporton se Asad e kalon shumicën e kohës së tij në mjedis të sigurt në anije dhe shkon në Siri vetëm për takime të parapërgatitura zyrtare.
Kjo do të thotë se Asad e kupton se sundimi i tij është në rrezik, siç është vetë dhe familja e tij, ai e kuptoi se kërcënimi që vjen nga forcat çlirimtare është shumë i madh, dhe se nuk ka shansa për të qëndruar në Siri në mënyrë të sigurtë.
Burimet gjithashtu raportusn se Moska i dha Assad dhe familes së tij azil politik
/mesazhi/