Biologët zhvilluan një rrugë të re të përcaktimit të moshës së njeriut dukepërdorur vetëm një pikë gjak.Sipas një lajmi të publikuar në revistën "BBC-Fokus", kjo metodë do të jetë efektive në ekspertizat mjekësore në rastet kur gjenden shenja të pakta në vendngjarje. Më parë parashikimi i moshës bëhej dukeanalizuar dhëmbët dhe kockat.
Por, shkencëtarë të gjenetikës në qendrën mjekësore të Universitetit MC në Roterdam zbuluan se me ndihmën e llojit të veçantë të rruazave të bardha të gjakut të njohura si qeliza T të gjakut, mund të përcaktohen dhe firma gjenetike e personit.
Organi që zbrazqelizat T me kalimin e viteve dhe me plakjen e njeriut zë vendin e indeve dhjamore. Duke theksuar se ky proces përbën një ndryshim gjenetik, specialistët pohuan se çdo herë me rritjen e qelizave T kemi një rregullim të ADN-së për të krijuar receptorë molekular me qëllimin e njohjes së qelizave të huajav specifike. Gjatë kohës së këtij procesi ajo lë nga pas nyje të pastruara ADN-je.
Shkenctarët theksuan se me kalimin e moshës numri i këtyre molekulave ADN ulet në një mesatare të qëndrueshme. Duke krahasuar nivelin ebmolekulave të pastruara të ADN-së me moshën biologjike shkencëtarët mendojnë se brenda një kohe të shkurtër do të arrijnë të përcaktojnë moshën e një personi.
- Spoiler: