Parlamenti palestinez i kontrolluar nga Hamasi ka miratuar një ligj që kërkon klasa të veçanta për djem dhe vajza në shkollat publike dhe private, që nga klasa e katërt.
Osama Mazini, ministri i arsimit i qeverisë Hamas, tha të hënën se ligji që është lëshuar më 10 shkurt, u miratua nga këshilli legjislativ dhe hyri në fuqi të dielën.
Neni 46 i ligjit do të "ndalojë përzierjen e nxënësve nga të dy gjinitë në institucionet arsimore pas moshës nëntë vjeçare.
Ligji, i cili gjithashtu pengon mësuesit meshkuj nga mësimdhënia në shkollat e vajzave, do të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ri shkollor në shtator.
Hamasi është duke qeverisur Rripin e Gazës që nga viti 2007, pasi ajo korri një fitore dërrmuese në zgjedhjet e përgjithshme palestineze. Megjithatë, partia Fatah refuzon ende ta dorëzoj pushtetin në Bregun Perendimor, me ç’rast janë shkaktuar mosmarrëveshje politike. Megjithatë kohëve të fundit është vënë në pah përpjekja për unitet kombëtar, si dhe janë zhvilluar bisedime mes liderëve të të dyja partive.
/mesazhi/