Një vajzë muslimane 16-vjeçare nga Rohingya tha se ishte përdhunuar nga bandat budiste dhe policia e vendit.
E enjte 6 Shkurt 2014 12:38
Një vajzë 16-vjeçare nga Rohingya ka thënë per Anadolu Agency se ishte përdhunuar nga bandat dhe nga policia ne fshatin Rakhine pas një masakre në fshatin Du Chee Yar Tan.
Sipas AA, të paktën 50 vetë janë vrarë muajin e kaluar, kur një grup budistësh, të mbështetur nga policia, shkatërruan fshatit dhe vranë të moshuarit, gratë dhe fëmijët dhe më pas fshatit iu vu flaka. Burimet njoftuan se policia ishte gjithashtu e përfshirë në këtë incident.
Vajza, e cila ka kërkuar të mbetet anonime nga frika e autoriteteve Mianmara-se, tha se policia dhe disa fshatarë Rakhine kanë ndezur shtepitë në perëndim të fshatit. Ajo pohon se disa provuan per ta shuar zjarrin por policia qëlloi mbi ta, duke i detyruar ata të largoheshin në fusha.
Ajo ishte duke ecur me nënën dhe hallën e saj kur policia e kapi, megjithatë, ajo nuk u dërgua në stacion policor.
"Policia më mori mua në një treg në mes mes fshatrave. Ata me kan mbajtur në një dyqan ushqimesh."
Në fillim ajo tha se policia eshte munduar për ta kthyer në budizëm. "Unë ju thash jo, nuk pranoj për tu kthyer," rrefen ajo për AA. "Ata pastaj më rrahën me shuplaka dhe me shkopinj," tregoi ajo. Derisa me godisnin unë bërtisja dhe qaja rrëfen vajza 16 vjecare.
"Mbaj mend qartë se para agimit njeriu Rakhine erdhi dhe më përdhunoi, pastaj të tjerët erdhën një nga një. Ishin katër burra Rakhine, dhe tre policë," rrefen ajo.
Familja është aktualisht e fshehur, si shumë fshatarë nga fshati Du Chee Yar Tan.
Familja e saj i tha AA-së se 16-vjeçarja nuk ka shkuar në spital nga frika se mund t'i ndodhë njejt edhe me ta. Ajo tha se i kishin dhënë një ilaç për të siguruar se nuk do të mbetet me barrë.
Që nga viti 2012 mbi 100.000 musliman janë zhvendosur dhe qindra jane vrarë në Mianmar nga dhuna e vazhdueshme nga shteti dhe duart e krimineleve budist. Dhuna e vitit të kaluar, sipas Human Rights Watch, është spastrimi etnik dhe krim kundër njerëzimit e kryer me ndihmën e forcave të shtetit.
Muslimanët Rohingya nuk njihen si qytetarë Mianmar dhe kanë qenë viktima të një varg sulmesh të kryera nga budistët lokal dhe forcat shtetërore për dekada të tëra. Ata janë të detyruar të jetojnë në kampe të cilat nuk kanë kanalizime të përshtatshme, dhe as qasje në ujë dhe ushqim.
"Unë ende i kujtoj fytyrat e tyre dhe mund t'i njoh ata në qoftë se i shoh përsëri." shtoi vajza 16 vjecare.
Muslimanët Rohingya nuk njihen si qytetarë Mianmar sipas Ligjit mbi Shtetësinë./mesazhi/