Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Ish i burgosuri i Guantanamos rrëfen tmerrin e torturave | |
- Pasi ka humbur pesë vjet së jetës së tij në paraburgim, një ish i burgosur, i shpallur i pafajshëm, vendosi ta rrëfej historinë e tij për qëndrimin në Guantanamo. Ish i burgosuri turk Murat Kurnaz, u zotua të mos heqë dorë nga lufta e tij për të treguar historinë e torturës në objektin e paraburgimit në Gjirin Guantanamos. "Kam humbur pesë vjet të jetës sime në Guantanamo. Unë nuk do të heqë dorë nga lufta ime për të treguar historinë e torturës nga ana e qeverisë së SHBA-ve dhe vazhdoj të flas me të tjerët për Guantanamon," tha Kurnaz për Agjencinë Anadolu. Kurnaz shkoi edhe në Gjenevë për ti bërë thirrje OKB-së dhe qeverisë amerikane që të mbyllë qendrën e paraburgimit në Guantanamo. Vetëm një ditë para fillimit të panelit dy-ditor të organizuar nga Komiteti i Kombeve të Bashkuara për Torturën, Kurnaz dëshmoi përpara komisionit vitet e torturës. "Unë u arrestova në Pakistan në vitin 2001, kur isha 19 vjeç, pa më dhënë asnjë shpjegim. Policia pakistaneze më shiti tek forcat amerikane për një shumë prej 3,000 dollarësh. Unë u dërgova fillimisht në Kandahar, Afganistan dhe më pas u transferova në Guantanamo," tha ai. "8 vjet pasi u lirova, ende nuk mund të besoj se Guantanamo është akoma e hapur," shtoi ai. Edhe pse Presidenti i SHBA-ve Barack Obama premtoi të mbyllë Gjirin Guantanamo në Kubë pesë vjet më parë, ai ende mbetet i hapur. "Kam pritur nga amerikanët që të më trajtojnë mua në mënyrë të drejtë, por unë jam rrahur gjatë paraburgimit, koka ime ishte duronte mbytjet me ujë dhe goditjet elektrike janë aplikuar përditë në trupin tim," tha ai. Kurnaz shtoi se ai gjithashtu vuajti shtypjen fetare: ". Kur ne ishim duke u falur, ata përplasnin dyert duke dëgjuar muzikë me zë të lartë dhe duke hedhur ujë mbi ne". "Tortura dhe tortura psikologjike ende vazhdojnë atje," tha ai. - "Kurrë nuk e kam humbur shpresën" Kurnaz tha se ai ishte i privuar nga ushqimi për periudha të gjata kohore dhe mund të kishte vdekur si shumë të burgosurve të tjerë. "Megjithatë, kurrë nuk e kam humbur shpresën se do të lirohem një ditë dhe kam ëndërruar të blem një motor, kur u lirova", tha ai. Ai shtoi se më shumë se gjysma e 148 të burgosurve u liruan nga të gjitha akuzat, por se SHBA ende është duke refuzuar për lirimin e tyre.:
| |
|