Një nga rojet e burgut Guantanamo, i cili tetë vjet më parë u konvertuar në
Islam, flet për autobiografinë e tij dhe arsyet e këtij vendimi Kur ushtari amerikan, Terry Brooks, është dërguar t’i bashkohet rojeve ushtarake në burgun e Guantanamos, as në mend nuk i kishte
shkuar se do ta përqafojë fenë e të burgosurve. Por, pas bisedave me një të burgosur maroken, në vitin 2003 ai u konvertua në Islam.
Këtë javë, Brooks u kap nga reporterët lokalë duke u lutur në qytetin e Medines, në Arabinë Saudite, para se të nisej në Mekke për ta kryer Umren, të cilën ai e konsideron si realizim të ëndrrës. Gazetari i të përditshmes arabe ‘Okaz’ thotë se ka pritur Brooksin t’i përfundoj lutjet e tij për të biseduar me atë në lidhje me konvertimin e tij në Islam. Meritat për vendimin e tij historik i ka marokeni me emrin Ahmed Al Rashdi, apo, siç thotë ai, “i burgosuri me numrin 590″.
Brooks i tha gazetarit se ai u dërgua në Guantanamo para vitit 2003, ku pas një kohe filloi të shoqërohet me disa të burgosur. Pas bisedimeve me Al Rashdin dhe të burgosurit tjerë nga Palestina, Afganistani dhe Lindja e Mesme filloi interesimi i tij për Islamin. “Unë ende e kujtoj atë moment të madh …. ishte dhjetori i vitit 2003, rreth 12:49, kur pranova Islamin … atë natë, mora këtë vendim të rëndësishëm pas bisedave të shumta me Al Rashdin”, tha ai.
“Ishte një moment i paharrueshëm në jetën time … Shumë të burgosur u ulën rreth meje… e pranova islamin dhe vendosa të thirrem Mustafa … më vonë kam shtuar emrin Abdullah kështu që tani quhem Mustafa Abdullah.” “Tani që kam përqafuar fenë Islame, unë mund ta ndiej ëmbëlsinë e fesë … Islami është një fe e pastër dhe e drejtë.”
Brooks tha se në fillim e kishte fshehur vendimin e tij nga gardianët tjerë amerikanë në Guantanamo, sepse frikohej se ata do ta konsideronin si tradhtarë. Dy vjet para përfundimit të kontratës së tij, ai u largua nga ushtria. “Tani, kam lënë punën time në SHBA dhe jam duke punuar në librin për përvojën time pas konvertimit në Islam…/islamgjakova/