Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Betlehem - Jerusalem Gardiani i kishës më të shenjtë është mysliman Mon 26 Dec 2011 - 15:32 | |
| Ceremonia e Krishtlindjeve është ditë e madhe për të krishterët dhe padyshim ka një rëndësi të veçantë në kishën më të shenjtë katolike – në bazilikën e Varrit të Shenjtë. Por, për të parandaluar përplasjen ndërmjet pjesëtarëve të kishave të ndryshme të krishtera, çelësat e kësaj kishe i mban një mysliman.
Familja Nuseibeh jeton që moti në Jerusalem. Ata janë myslimanë dhe në këtë qytet jetojnë që prej kohës kur ka jetuar edhe Muhamedi a.s. Anëtarët e familjes mbajnë çelësat e bazilikës së Varrit të Shenjtë, kishës e cila është ndërtuar në vendin ku të krishterët besojnë se është varrosur Jezus Krishti. Me shekuj familja Nuseibeh, çdo ditë, dy orë pas perëndimit të diellit, mbyll dyert e kishës dhe i hapë ato para lindjes së diellit.
Wajih Nuseibeh është sot trashëgimtari i familjes i cili mban çelësat e portës së bazilikës dhe ai është njeriu kryesorë i cili kujdeset për kishën: “Kjo punë trashëgohet nga babai tek i biri, që nga koha kur myslimanët e pushtuan së pari Jerusalemin në shekullin e shtatë”. Megjithatë, shpjegon gardiani i kishës, “ne këtë punë e bëjmë për më shumë se 1300 vjet, por ka pasur edhe një ndërprerje, në një periudhë prej 88 vjetëve kur gjatë kohës së Kryqëzatave, templarët kishin sunduar Jerusalemin në shekullin e 12-të,” i tha ai Deutsche Welles.
Prej babait tek i biri
Sipas traditës i zoti i shtëpisë i familjes e ruan kishën, por kjo nuk do të thotë se edhe djali më i vjetër duhet të pres e të rri kot deri sa t’i besohet kjo punë. Para se ta trashëgonte këtë punë edhe Wajih ka punuar diçka tjetër – ka shitur aparate elektrike, ndërsa edhe djali i tij i cili pritet të mbajë çelësin, punon si frizer. Kur e marrin këtë detyrë, prej tyre presin të jenë shumë të përgjegjshëm, sidomos për faktin se sot familja jeton jashtë Qytetit të Vjetër ku gjendet bazilika. Kjo do të thotë se ata duhet të zgjohen shumë herët për ta hapur kishën me kohë.
“Nganjëherë më duhet të zgjohem edhe para orës katër në mëngjes, por jeta është e tillë. E shoh se njerëzit janë të lumtur e për këtë edhe ne ndihemi të gëzuar. Dhe natyrisht, Jezusi nuk ka jetuar vetëm për të krishterët, por për të gjithë njerëzimin. Edhe myslimanët besojnë se ai ka qenë njëri nga pejgamberët”, rrëfen gardiani, shkruan, ndër tjerash, Telegrafi.
(Breziiri) | |
|