Në një fetva të paprecentë për selefinjtë e Egjiptit, njëri nga predikuesit më të shquar të tyre, Muhamed Hassan, është shprehur se vota duhet ti jepet një kandidati kopt, nëse është më i aftë se një mysliman.
Gjatë programit “E mundur” në televizionin CBC, ai ka thënë se vota është amanet dhe i duhet dhënë personit më të aftë, sipas pozicionit dhe statusit që zë. Kjo, edhe nëse kandidati nuk është mysliman. Ai tha se vota nuk i jepet dikujt që të ofron para, pasi është haram.
Ai vazhdoi duke thënë:”Egjiptianët duhet të zgjedhin më të aftin dhe se kriteri më i rëndësishëm është aftësia, besueshmëria dhe arsimi”.
(AO)