Shejh Muhamed Hassan, gjatë masakrës së fundit nga ushtria egjiptiane kundër demonstruesve paqësorë, doli në rrugë dhe iu drejtua ushtarëve dhe policëve
"Unë ju drejtohem të gjithë atyre që kanë gjuajtur në gjoksat e bashkatdhetarëve të tyre, se nuk keni asnjë justifikim para Allahut! Nëse nuk do të ishit ju, ata nuk do të mund të bënin padrejtësi. Po t'mos ishit ju, ata nuk do të mund të bënin padrejtësi!", ka përsëritura shejhu, duke iu referuar ushtrisë që ka kryer urdhërat e eprorëve të tyre.
"Ushtria e Faraonit u shkatërrua bashkë me të, sepse kishin guxim ta kundërshtojnë atë në çka ai i urdhëroi", tha shejh Hassan.
Pas kësaj ai dërgoi një mesazh për popullin egjiptian: "Dilni të gjithë në rrugë ... Mos lejoni që urrejtja apo fanatizmi juaj ndaj ndonjë grupi të muslimanëve t'ju huton nga shikim i së vërtetës të qartë!"
Shejh Hassan përfundoi duke thënë: "Ne kemi përdorur të gjitha mjetet për ta ndaluar gjakderdhjen dhe për ta zgjidhur këtë krizë.Sot, kam dal në rrugët e Kajros, jo për të mbajtur fjalim, por për të treguar se gjaku im nuk është më i çmuar se gjaku juaj!"