Thotë shejh Muhamed Arifi
Më ka thënë një grua :
se ajo ka magji - sihër dhe është betuar ai që i ka bërë sihër se ajo nuk do të martohet kurrë .
E unë i thashë:
Unë kam ilaq por a do të bësh durim?
Ajo tha:
Po do të bëjë durim.
E unë i thashë:
Unë po të betohem në Allahun oj motër e imja se do të kesh shërim dhe do të martohesh edhe përkundër kurthës së sehirbazit.
Ajo më tha:
Çfarë është ilaçi?
Unë i thashë:
‘’Hasbi Allahu ue niamel vekil’’.
Përsërite këtë fjalë shumë me bindje të plotë .
Thotë Muhamed Arifi:
Pasha Allahun me ka telefonuar gruaja pas një muaji dhe më ka thënë: Po të përgëzojë o shejh se unë jam fejuar dhe martesën e kam shumë afër.
I thashë si ndodhi kjo?
Ajo më tha:
Pasha Allahun asgjë tjetër nuk kam bërë dhe nuk e kam lënë asnjëherë vetëm se e kam përsëritur
‘’Hasbi Allahu ue niamel vekil’’
Kjo është një porsi për të gjithë ata që kanë brenga, preokupime, ju është bërë zullum, për çdo të sëmurë, për të gjithë ata që kanë hua, për ata që nuk kanë fëmijë, për ata që janë të pikëlluar dhe për ata që janë të zënë rob apo të burgosur.
‘’Hasbi Allahu ue niamel vekil’’
حسبي الله ونعم الوكيل
Përktheu nga arabishtja:
Ummu Abdullah